Ne jemi një grup pasionantësh për punën me klientët dhe shitëblerjen në përgjithësi!

Bazuar në ekspertizën tone 13 vite në shitje direkte, si ekipë të nxitur nga dëshira për të ofruar cilësinë më të lartë të shërbimit për klientët tanë ekskluzivë në projektin e tyre për të blerë, shitur ose marrë me qira një prone, themeluam EVITA Real Estate.

Ne besojmë se puna me një agjenci imobiliare përmes ndërmjetësimit në fushën e pasurive të paluajtshme, si rruga drejtë përmbushjes së kërkesës suaj për një investim jetësor, duhet të jetë një përvojë pozitive dhe transparente për të gjithë. Pavarësisht nëse jeni qiramarrës apo blerës, ne do t’ju trajtojmë me respekt dhe do t’ju tregojmë vetëm pronat që kanë kuptim për ju.

Ne e kuptojmë se blerja e një prone të re ose shitja e shtëpisë/banesës tuaj aktuale është një nga transaksionet më të rëndësishme që do të bëni gjatë jetës tuaj. Prandaj, ne do të bëjmë çmos për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugës. Ne do të mbetemi përgjegjës gjatë gjithë udhëtimit tuaj pasi roli ynë është t’ju udhëheqim gjatë këtij procesi, duke u siguruar që të merrni gjithmonë këshillat tona të ndershme e profesionale.

Search for products (0)

Back to Top
Product has been added to your cart